Subscribe

Kryetari i PD Lulzim Basha pas takimit me ministrin e brendshëm te Italisë Minniti, zgjodhi te nënvizoje nje mesazh

 

Mesazhin e Ministrit të Brendshëm Minniti për goditjen e organizatave të mëdha të trafikut të drogës dhe goditjen e të paprekshmëve. Ky është një mesazh domethënës, që Italia ka një përkushtim serioz politik për të ndihmuar Shqipërinë në një pikë kyçe të rrugëtimit të saj drejt Integrimit Europian.”

 

Gjate bisedës Basha e ka siguruar ministrin e brendshëm per rolin e opozitës ne betejën kundër krimit.

 

Unë dhe opozita, do të vazhdojmë betejën tonë në mënyrë që në Shqipëri të mos ketë organizata të krimit të organizuar të cilat bëjnë ligjin, që vendosin zgjedhjet.”

 

Nënkryetari i PD Edi Paloka tek shifrat e Guardia Di Finances lexon konfirmimin e shqetësimeve te Partisë Demokratike per drogën.

 

E rendesishem dhe qe dua ta theksoj fort është dhe deklaratat e ministrit te brendshëm te Italisë konfirmojnë se kjo qeveri ka qene dhe vazhdon te jete e lidhur me krimin dhe me gjithë mbrojtjen qe Rama po përpiqet t’i beje ministrit te tij te brendshëm nuk do te shpëtoje dot sepse është nje histori qe ka filluar dhe do te kete vetëm nje fund. Fund per Saimri Tahirin, por dhe per Ramen.”

 

Sipas Palokes, problematika e drogës eshte e forte edhe per shkak sasisë se madhe te lendeve narkotike qe ruhet neper magazina

 

Jane tonelata e te pakten nga infot qe kemi ne, 100 ton jane vetëm ne Durrës, sasi droge qe presin te kalojnë detin. Kështu qe thashe dhe pse per arsye te ekonomisë se tregut, meqenëse Rama na foli per buxhetin dje, duket se vazhdojnë te mbajnë te magazinuar ne magazinat e shteti drogën per te vazhduar me pas ne nje periudhe tjetër me prodhimin.”

 

Paloka sqaron si Partia Demokratike po konsulton edhe strukturat nëse si forme reagimi ndaj situatës se drogës e krimit do te përdoren apo jo edhe protestat.

 

Ja fjala e plote e kryedemokratit Basha:

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *