Subscribe

Njësoj si kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, edhe kryedemokrati Lulzim Basha deklaroi se pas krijimit të partive të reja politike qëndron kryeministri Edi Rama. Ai u pyet këtë të martë nga gazetarët, nga ku tha se kjo tregon se Rama është i pashpresë për zgjedhjet e 25 prillit.

 

“S’ka asnjë parti të dalë nga PD, ka vetëm parti të krijuara nga Edi Rama. Por prapë është i pashpresë. Madje kjo e tregon se sa i pashpresë është.”

 

Sipas Bashës, partitë e opozitës që nuk janë pjesë e koalicionit opozitar e morën përgjigjen në 30 qershor sesa i do populli.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *