Kreu i PD, Lulzim Basha kërkon me ngulmim që plani me pesë pika i propozuar nga demokratët për rimëkëmbjen ekonomike të vihet në zbatim. Në konferencën për gazetarët, Basha tha se qeveria nuk po merr asnjë masë, teksa situata e pandemisë në vend përkeqësohet.

 

“Qeveria nuk ka marrë asnjë masë ndërkohë që rritet numri i të prekurve me COVID. E vetmja masë e qeverisë është të gjobisë qytetarët. Thesari zbrazet nga pagesat korruptive për inceneratorë, mbushet me gjobat mbi qytetarët. Vende të tjera kanë paguar paketën e katërt, ndërkohë që kreu i përkoheshëm i qeverisë gënjen dhe për paketën e tretë. Shqipëria vazhdon të mbetet vendi me numrin më të ulët të testimeve në rajon. Prej marsit kam kërkuar shtimin e testimeve si mënyra e vetme për të identifikuar të infektuarit. Sot i kërkoj edhe një herë të zbatojë planin me pesë pika. Të mbështesë dhe përgatisë sistemin shëndetësor. Të rritet numri i testimeve, 2500 testime në ditë.”

 

Lulzim Basha e akuzoi kryeministrin Edi Rama se pavarësisht se ka rritur taksat, sërish qytetarët nuk marrin shërbimet që meritojnë.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *