Kreu demokrat Lulzim Basha ka deklaruar se PD nuk do të tërhiqet deri sa të rrëzojë qeverinë.

 

Në një postim në “Facebook”, Basha teksa ka përkujtuar 20 shkurtin 1991, ka theskuar se edhe pse kanë kaluar 28 vite Shqipëria vijon të përballet me të njëjtën sfidë.

 

Sipas kreut të PD, Shqipëria po varfërohet çdo ditë e më shumë pasi është kapur nga krimi dhe korrupsioni.

 

“Sot përkujtojmë 20 shkurtin 1991, ditën kur shqiptarët u bashkuan dhe shembën jo thjesht një statujë, por simbolin e diktaturës më të egër të Europës, të etur për Liri dhe Demokraci, me ëndrrën më të madhe “Shqipëria si gjithë Europa”! 28 vite më pas, jemi përballë një sfide të ngjashme. Një regjim antidemokratik, oligarkik, i ardhur në pushtet nga blerja e votave përmes krimit të organizuar, po zhbën ëndrrën e shqiptarëve për Shqipërinë si gjithë Europa. Ndonëse nuk kemi shtatore për të rrëzuar, çdo ditë për ne është 20 shkurt, derisa të shembim sistemin që e mban Shqipërinë peng të krimit dhe korrupsionit duke varfëruar dhe shtypur përditë shqiptarët. Qëllimi ynë është t’i japim atyre një qeveri të njerëzve, për njerëzit dhe nga njerëzit. Vetëm kështu do ecim të sigurt drejt Europës.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *