Pas mbylljes së punimeve të Kuvendit Kombëtar, kryedemokrati Lulzim Basha, nga selia blu, u shpreh se dita e sotme tregoi qartë vullnetin e demokratëve.

 

I pyetur për referendumin e Berishës, lideri demokrat theksoi se PD ka pasur vetëm një aktivitet dhe ai është Kuvendi Kombëtar.

 

“Kjo është shtëpia e demokratëve dhe ato janë krenarë për atë që kemi arritur për Shqipërinë. Mund të kishim qenë vend anëtar në BE. Mund të ishim vendi i parë nga vendet Lindore që mund të ishim në BE. Këtu kanë përgjegjësi, Presidenti i vendit atëherë, Berisha që pranoi një standard të pa pranueshëm. E sotmja tregoi qartë vullnetin e demokratëve. Ne do të qëndrojmë të qetë në shtëpinë e demokratëve. Do të qëndrojmë me vetëdije për gabimet e të kaluarës…Nuk ka referendum, ka një PD dhe një Kuvend që sapo mori një vendim sot. Ka disa anëtarë të PD që i bëj thirrje të bashkohen vendimeve të institucioneve të PD. Partia Demokratike ka pasur një aktivitet sot, ka qenë Kuvendi i PD. Ka një PD, që ka pasur një kuvend Kombëtar, të tjerat janë përpjekje personale të një njeriu që do ti kthejë demokratët në mish për top. Ai ka vendosur interesat e tij mbi ato të demokratëve, kjo mori fund sot”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *