Subscribe

Kreu demokrat, Lulzim Basha vazhdon t’i kërkojë qeverisë të vërë në zbatim planin e tij me pesë pika për rimëkëmbjen ekonomike. Në një bashkëbisedim me gazetarët, Basha u shpreh i shqetësuar se nuk ka asnjë informacion se çfarë ndodh brenda spitaleve.

 

“As unë dhe as përfaqësues të opozitës nuk kanë akses në atë që ndodh në spitale. Ju jeni burimi i vetëm i informacionit rreth asaj që po ndodh në spitalet COVID. Situata është kjo, por menaxhimi i saj bën diferencën. Kam përsëritur përditë çfarë mund të bëhej. E para është rritja e testimeve, gjurmimi i kontakteve. Mjekët kanë 8 muaj në bëtejë, pa asnjë mbështetje, pa mbrojtje. Kemi humbur mjekë nga COVID sepse janë të pambrojtur. Nëse do të isha në qeveri do t’i kisha bërë atë që kam thënë që nga marsi. Me paratë e dhëna për inceneratorët do të ishin blerë tamponë, rimbursuar ilaçet e COVID.”

 

Gjatë ditëve të fundit, lideri i PD ka vënë alarminn se spitalet janë në kolaps për shkak të numrit të shumtë të pacientëve që kanë nevojë për trajtim.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *