15 te proceduar nga policia e shtetit për bllokimin e përditshëm të rruges tek Unaza e Re.

 

Më poshtë njoftimi i plotë i policisë në lidhje me këto procedime:

 

“Më datë 23.11.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasit L. B., E. S., K. B., F. N., E. A., G. P., A. B., L. P., Sh. S., G. S., E. F., B. Gj., M. F., L. K., B. Gj., vjeç 44, 30, 29, 46, 45, 55, 44, 51, 45, 49, 36, 51, 61, 51 e 32, banues në Tiranë për veprat penale të parashikuar nga nenet 262, 274 e 293 të Kodit Penal.”

 

Në mesin e të proceduarve janë Lulzim Basha, deputetët Klevis Balliu, Ervin Salianji dhe Flamur Noka.

 

Kreu i PD-së dhe deputetët së bashku me banorët janë proceduar për disa vepra penale, si organizim dhe pjesmarrje në protesta dhe bllokim rruge.

 

Pak ditë më parë në rrugën e bllokuar pati edhe përplasje mes forcave speciale dhe zyrtareve të PD, të cilët kanë dalë në krah të protestuesve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *