Subscribe

Qeveria braktisi njerëzit për oligarkët”, Basha nis ditën me takime me bizneset në njësinë 5: Shqipëria me krizën më të thellë në rajon, ja si ndalohen efektet e krizës.

Kryedemokrati Lulzim Basha ka nisur ditën me takime me bizneset në njësinë nr.5 në Tiranë.

Përmes një “video-live” nga Facebook-u i tij, lideri demokrat tha se arsyeja e krizës së thellë ekonomike është ndihma që i ofron kryeministri Edi Rama oligarkëve dhe varfërimi i qytetarëve të thjeshtë shqiptarë.

“Për fat të keq, qeveria, në vend që të ishte në krah të biznesit, në krah të familjeve në nevojë, i ka braktisur dhe i ka lënë në mëshirë të fatit dhe paratë e taksave të tyre nuk kanë shkuar për t’i ndihmuar ata, por kanë shkuar përsëri për të ndihmuar një grusht njerëzish, një grusht oligarkësh. Kjo është arsyeja se pse kriza ekonomike në Shqipëri është më e thellë sesa në Kosovë, është më e thellë sesa në Maqedoninë e Veriut. Në qoftë se vazhdon kështu, do të thellohet edhe më shumë. Do të jetë kriza më e thellë në të gjithë Ballkanin. Këtë, natyrisht, nuk e dëshiron askush, nuk mund ta pranojmë as ne si opozitë.”

Basha theksoi se me qytetarët do të diskutojë për rrugët e daljes nga kjo gjëndje e vështirë. Sipas tij, hapi i parë është dhënia fund e tenderave sekretë, koncesioneve dhe korrupsionit.

“Hapi i parë do të jetë që lekët e shqiptarëve të shkojnë tek njerezit, t’i japim fund prokurorimeve korruptive, tenderave sekretë, koncesioneve që po përthithin të gjithë paratë e njerëzve, t’i kthejmë ato në pagesa direkte, në radhë të parë për konsumatorët, për familjet në nevojë, për njerëzit që kanë humbur vendet e punës, që kanë humbur xhiron e tyre. Së dyti, përfitime për çdo biznes. Statistikat e fundit tregojnë se më pak se gjysma e atyre që duhet të përfitonin nga vkm-të gjysmake të qeverisë, nuk i kanë marrë këto para akoma.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *