Kryedemokrati Lulzim Basha ka publikuar disa foto nga takimi me demokratët në Kurbin.

 

Përmes një postimi në “Facebook”, lideri i PD shkruan se vendosmëria e tij dhe e demokratëve janë më të forta se kurrë më parë dhe se të gjithë bashkë do t’i japim fund tranzicionit.

 

“Me shpirtin e tyre të madh, demokratët e qarkut të Lezhës kanë zgjedhur të ardhmen, të vetëdijshëm se Partia Demokratike është shpresa e vetme e shqiptarëve për ndryshim. Dhe në emër të vlerave mbi të cilat familja jonë politike është ngritur dhe qëndron, me busullën që na drejton përherë nga perëndimi, ne jemi gati të bëjmë çdo sakrificë për Shqipërinë dhe shqiptarët, për të risjellë demokracinë dhe legjitimitetin në vend. Vendosmëria jonë është e madhe, aleancat tona janë më forta se kurrë dhe të gjithë bashkë do t’i japim fund tranzicionit dhe idhujve të tij të rremë, për të ndërtuar një të ardhme më të mirë.”

Leave a Reply

Your email address will not be published.