Në ditën e pestë të turit “Rrugëtimi për Shqipërinë”, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha është ndalur në Krujë.

 

Lideri i opozitës në një bashkëbisedim me të rinjtë është ndalur tek problematikat dhe sfidat që i rëndojnë më shumë rinisë, e cila sipas tij është lënë në mëshirë të fatit nga qeveria.

“Papunësia dhe mjerimi janë produkt i kësaj qeverie. Kjo qeveri nuk ka asnjë zgjidhje. E vetmja rrugë që kjo qeveri i ka treguar rinisë, është emigracioni. Rinia është përballë dy zgjidhjeve, krminalizimin ose emigrimin. Unë ju premtoj se do bëjmë gjothçka që të mos zgjidhni këto dy rrugë, por të qëndroni e të ndërtoni të ardhmen këtu. Kemi gjithçka, por na duhet një qeveri që mendon për ju. Duke parë vendosmërinë tuaj, jam i bindur se nuk do të jetë e largët dita kur energjia e rinisë do të përfshijë çdo shqiptar. Duhet të investojmë për të përgatitur krahun e punës së kualifikuar që të përfitojmë nga mundësia që na jep pozicioni në zemër të Europës”.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *