Subscribe

Nga punimet e kongresit të CDU gjermane në Lajpcig, kryetari demokrat Lulzim Basha bëi të ditur se të gjitha takimet e tij kanë patur në fokus situatën politike në Shqipëri si dhe kushtet e vendosura nga Bundestagu për hapjen e negociatave.

Basha tha se kishte marrë mbështetjen e partisë simotër për angazhimin e opozitës.

 

Në fokus të bisedave ka qenë, së pari, çështja e integrimit europian të Shqipërisë, pra, hapja e negociatave. Kam falënderuar CDU-në gjermane për qëndrimin, për hapjen rrugë të mocionit të Bundestagut, planit me 9 pika dhe udhërrëfyesit për nxjerrjen e Shqipërisë nga kriza.

 

Basha tha se PD është gati për të qeverisur pasi ka një plan të qartë ekonomik për ta nxjerrë vendin nga kriza.

 

Jam shumë optimist nga kontaktet këtu në Lajpcig, siç edhe me përfaqësues të qeverisë, por edhe përfaqësues të sektorit të industrisë dhe teknologjisë gjermane, mund të them me siguri të madhe se nga Lajpcig do të kthehemi sot me zemrën plot, besoj edhe me duart plot, sa i përket planit për ta nxjerrë Shqipërinë nga kriza ekonomike dhe për ta futur Shqipërinë në rrugën e zhvillimit ekonomik, me investime gjermane, me investime europiane me vende pune dhe teknologji të përparuar.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *