Subscribe

Kreu demokrat, Lulzim Basha zhvilloi këtë të martë një takim me kreun e Këshillit Kombëtar të PD, Bujar Nishanin.

 

Takimi mes Bashës dhe Nishanit erdhi pas vendimit të grupit parlametar të PD për djegien e mandateve.

 

Në një prononcim për mediat, pas takimit, kreu demokrat Luzlim Basha tha se duke filluar nga e enjtja nuk do të ketë më Parlament.

 

“Nuk ka kthim prapa, nuk është thjesht djegie mandatesh, nuk do ketë më parlament, nuk do ketë parlament fasadë, ata mund të mblidhen të marrin vendime dhe shqiptarët do i përgjigjen. Ne do të jemi krah qytetarëve”

 

Kreu demokrat duke u ndalur tek krijimi I qeverisë tranzitore dhe detyrat e saj deklaroi se ajo do të ketë si pikë referimi arrestimin e çdo politikani të përfshirë në vjedhje votash.

 

“Detyra e parë e qeverisë tranzitore do të jetë të arrestojë politikanin e kapur në vjedhje votash, Vangjush Dako, kryebashkiak i Durrësit. Damian Gjiknuri që është kapur duke vjedhur vota duhet të shkojë në burg”

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *