Lideri i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar pasditen e kësaj të shtunë një bashkëbisedim me studentë e pedagogë të Universitetit “Ismail Qemali” në Vlorë.

 

Në këtë takim kreu demokrat ka shpalosur platformën e tij në lidhje me programin e PD për arsimin, ku I ka ftuar që të bëhen pjesë e protetsës së 16 shkurtit.

 

 “Problemet kryesore të arsimit janë nënfinancimi dhe ky problem është rënduar pas 2015 me miratimin e Ligjit për Arsimin e Lartë. Kurrë s’na e ka marrë mendja se pas 28 vitesh do të vinim në një stad ku për t’u emëruar në arsim duhet të merren injorantë e njerëz me precedentë penalë veç se janë anëtarë të një sekti kriminal si “Rilindja”. Kjo tani është kthyer në rregull, çka ka shkatërruar cilësinë e mësimdhënies dhe besimin e prindërve tek arsimi publik”.

 

Në fjalën e tij Basha theksin e ka vënë tek shpalosja e platformës në arsim si një mënyrë për ti dhënë zgjidhje krizës ku ndodhet arsimi i lartë.

 

“Unë besoj se vendi s’mund të ketë asnjë të ardhme pa financuar fuqishëm arsimin në Shqipëri. 5 % e financimit për arsimin është një mimimum i minimumeve. Plani ynë për nxjerrjen e arsimit nga kriza përbëhet nga 3 komponentë. Po e nis nga sistemi parauniversitar. Arsimi parauniversitar është përcaktuesi në masën 8-90 përqind i cilësisë s ëarsimit të lartë që do të merrni në duar. Edhe nëse cilësia e pedagogëve dhe e auditoreve është në shkallën më sipërore, kjo s’është garanci se studenti mund të përfitojë 100 përqind nga kjo cilësi. Pra, kemi të bëjmë me një fushë shumë të veçantë. Nga një anë pa financuar cilësinë e mësimdhënies nuk do kemi produkt, nga ana tjetër financimi në të gjithë zinxhirin është garancia që shoqëeria të ecë përpara dhe të ruajë e përmirësojë nivelet e treguesve ekonomikë e kërkimit shkencor e teknologjik.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *