Subscribe

Kreu demokrat Lulzim Basha deklaroi në Real Story se vetëm shpronësimi i plotë është e vetmja mënyrë për të ndërtuar projektin e Unazës së Madhe.

 

Pyetjes së analistit Skënder Bixhozi, se ligji i 2006-ës nuk i lejon banorët që kanë shtëpi të palegalizuara që të dëmshperblehen, Basha iu përgjigj duke theksuar se e drejta për shpronësimin e tyre është absolute.

 

Ai tha se një nga premtimet kryesore të kryeminsitrit Rama ka qenë legalizimi falas i banesave gjë që nuk e ka bërë.

 

“Absolutisht kjo është e vetmja gjë e drejtë. Mos harrojmë se premtimi kryesor i kryeministrit  ka qenë legalizimi falas. Ne jemi taksapagues të rregullt. Kemi të bëjmë me një situatë nëse do legalizohemi apo jo. E drejta për shpronësimin e tyre është absolute. E drejta e banesës është e shenjtë. Pazari i madh e bënë pushtetarin e parë të Tiranës që të ofendojë qytetarët.”

 

Basha gjithashtu nuk i ndali as sulmet në drejtim të kryebashkiakut Veliaj në lidhje me ndërtimin e Unazës së Madhe dhe gjuhës së përdorur.

 

Siaps Bashës, Veliaj është një mashtrues dinak që po përiqet të fshihet pas deklaratave që ka thënë.

 

“Mashtues dinak. Pasi ka kuptuar atë që ka thënë po përpiqet të fshihet. Ai me shpellarë u është drejtuar njerëzve. Por kur ka parë efektin e ka ndryshuar.”

Më tej kreu demokrat bëri me dije se kjo është një situatë jonormale dhe se e vetmja mënyrë është rezistenca.

 

“Nuk mbaj mend që në 20 vite të ketë ndodhur që njerëzve t’i shkohet në shtëpi dhe t’i thuhet dilni. Kjo është një situatë shumë e rëndë. Kjo që po ndodh është një situatë jo normale, sepse kjo mund t’i ndodh çdo njeriu. Në këto kushte mbetet vetëm rezistenca.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *