Subscribe

Kreu demokrat Lulzim Basha ka prezantuar në kongresin e PPE që u mbajt në Zagreb vizionin e tij për Shipërinë.

 

Në fjalën e mbajtur, Basha hodhi akuza në drejtim të qeverisë duke e bërë përgjegjëse për çështjen integrimit. Por për Bashën, edhe pse qeveria dështoi, opozita është e gatshme që të marrë në dorë drejtimin e vendit dhe të përmbushë synimet e shqiptarëve.

 

“Edhe pse qeveria aktuale dështoi në përmbushjen e këtij vizioni, është jetike që ju të jeni të vetëdijshëm se ka një anë tjetër të medaljes. Ajo për të cilën ne po luftojmë në Shqipëri është një transformim rrënjësor, në të njëjtë linjë me shpirtin dhe synimet e shqiptarëve. Ne jo vetëm që kemi bindjen se duhet ta reformojmë vendin tonë që të ecim përpara. Por ne besojmë se reformat duhet të jenë të modelit europian. Me standarte europiane.  Kjo nuk do të ndodhë brenda natës dhe pa dyshim jo nën drejtimin e qeverisë aktuale. Kjo kërkon një përmasë të thellë reflektimi kombëtar.”

 

Lideri demokrat prezantoi edhe strategjinë e PD, ku sipas tij, vetëm një klimë pozitive që favorizon biznesin e vogël dhe ekonominë familjare mund ta rikthejë Shqipërinë në rrugën e duhur.

 

“Përkushtimi im është ti shërbejmë shpresave dhe pritshmërive të tyre, duke krijuar një klimë pozitive, që favorizon biznesin e vogël dhe ekonominë familjare. Që tu japim të gjithë shqiptarëve mjetet e duhura drejt mirëqenies dhe suksesit. Ajo çfarë ne kemi është një vizion dhe një plan konkret, i cili na orienton përtej krizës dhe drejt rrugës së duhur. Një vizion për brezat e ardhshëm. Aty shfaqet një Shqipëri e cila aspiron bashkëpunimin me Europën dhe fqinjët e saj. Një Shqipëri bashkëpunuese. Që kontribuon pozitivisht brenda Bashkimit Euopian dhe komunitetin e kombeve.”

 

Sipas Bashës ky vision I opozitës mund të përmbushet vetëm me mbështetjen e partnerëve ndërkombëtarë.

 

“Për të përmbushur vizionin tonë, ne duhet të punojmë së bashku. Shqipëria sot gjendet në një udhëkryq.  Ne nuk mundet të përballojmë çmimin e lartë të katër vite të tjera si këto që lamë pas. Shqipëria meriton një të ardhme më të mirë.  Shqipëria meriton një të ardhme Europiane. Dhe me mbështetjen tuaj, kjo është ekzaktësisht ajo që ne do të arrijmë.”

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *