Subscribe

Kryetari i Parisë Demokratike, Lulzim Basha këtë të hënë ka vijuar takimet me qytetarët në qytetin e Lushnjes.

 

Kryedemokrati ka bërë  thirrje për pjesëmarrjen e tyre në protestën e 16 shkurtit të organizuar nga opozita.

 

Ndër të tjera në fjalën  e tij para lujshnjarëve  Basha ka thënë se ata nuk janë të varfër por të vjedhur dhe shtoi se kjo gjendje duhet të marrë fund.

 

“Sa herë që vizitoj rrugët kryesore, bizneset i gjej të mbyllura, gjysmën tjetër e gjej bosh. Ju i mbyllni bizneset për shkak të taksave të larta, energjisë, naftës me çmim të lartë. Me uljen e çmimit të energjisë, naftës do të ndihmojmë biznesin të hapë e mos mbyllë vende pune.

Që të rrisni konsumin dhe të rrisni punësimin.

Këtu janë mbyllur 19 shkolla. Tani do mbyllin edhe spitalin. Po e heqin Lushnjen nga lista e qyteteve. Duan ta bëjnë qytet-hije. Një mik më tha se ka katër muaj që ka vënë apartamentin në shitje, me një çmim qesharak sepse dua të shkoj në Tirabnë dhe nuk arrij ta shes. Kjo duhet të marrë fund. Siç e thanë edhe studentët “Ju nuk jeni të varfër, jeni të vjedhur”. Nëse ne rikthejmë në Lushnje subvencionet për fermerët, kthejmë tek biznesi 300 lek për litër të nafdtës të taksës Rama, që po ua merr njerëzve, nëse ulim çmimin e energjisë, Lushnja do të marrë prapë frymë.

Duhet ta çlirojmë Lushnjen nga Shytët dhe krimi.  Për këtë na duhet të jemi të gjithë bashkë.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *