Subscribe

Lideri i opozitës Lulzim Basha ne Kongresin e Partisë Popullore Europiane ne Malte, ka nënvizuar nevojën qe Shqipëria ka per krijimin e një qeverie teknike, e cila te përgatisë zgjedhjet parlamentare. Basha ka sqaruar se ky është edhe motivi i protestës, e cila po zgjat prej 40 ditësh.

 

“Lufta jonë për zgjedhje të lira dhe të ndershme kërkon këputjen e lidhjes mes qeverisë dhe krimit të  organizuar. Ja përse vetëm një qeveri teknike mund të përmbushë kushtet për zgjedhje të lira dhe të ndershme, duke zbatuar ligjin e dekriminalizimit dhe duke luftuar kultivimin e narkotikëve dhe trafikimin”.

 

Basha ka akuzuar mazhorancen socialiste se ka nje plan per vjedhjen e zgjedhjeve parlamentare e per këtë arsye nuk ka zbatuar ligjin e dekriminalizimit, si dhe ka favorizuar kultivimin e drogës.

 

“Mijëra njerëz punojnë në këto plantacione që ruhen nga qindra roje të armatosur të punësuar nga krimi i organizuar. Tashmë kjo  industri, e cila mbrohet dhe ka lidhje direkte me qeverinë, sipas raporteve ndërkombëtare po prodhon qindra milion euro. Për më shumë, sipas Europolit dhe raportit të Departamentit të Shtetit mbi narkotikët dhe pastrimin e parave, Shqipëria është kthyer në portën kyçe të shpërndarjes së heroinës kudo në Europë si dhe bazë për operacionet e krimit të organizuar në rajon e në veçanti për pastrimin e parave”.

 

Gjate qëndrimit ne Malte, Basha zhvilloi edhe një takim me kryeministrin hungarez, Viktor Orban, i cili e garantoi per mbështetjen e plotë ndaj aksionit të opozitës për zgjedhje te lira e te ndershme.

 

Ne faqen zyrtare te Partisë Popullore Europiane është publikuar rezoluta për vendet e Ballkanit Perëndimor dhe ne piken 12 dhe 13 flitet edhe për problematiken aktuale te Shqipërisë.

 

“Inkurajon te gjitha partitë politike te marrin pjese ne proceset demokratike dhe institucionet e vendeve respektive, si dhe te fokusohen ne reformat strukturale per te cilat ekonomia e tyre ka nevoje urgjente.

Nënvizon nevojën dhe urgjencën ne Ballkanin Perëndimor, për te çuar përpara me reformën ne drejtësi, duke vendosur shtetin ligjor dhe një drejtësi te pavarur dhe transparente dhe bën thirrje qe procesi i dekriminalizimit te klasës politike te vazhdoje me tej.”

 

Kritika ne piken 9 te draft-rezolutës ka marre nga te djathtët europiane edhe kreu i VMRO-DPMNE, Gruevski.

 

“Këmbëngul për vetëpërmbajtje nga provokimet etnike dhe dënon të gjitha sjelljet provokuese dhe agresive, të cilat përbëjnë kërcënim për stabilitetin dhe paqen, duke pasur parasysh se paqja as nuk mund të ndërtohet dhe as të ruhet bazuar mbi retorikën nacionaliste, populiste dhe radikale dhe thekson se risjellja e polemikave te se kaluarës nuk do të ndihmojë vendet e rajonit të bëjnë progres në rrugën e tyre europiane, për më tepër populizmi dhe nacionalizmi, vetëm sa do t’i shpërqendrojë ato.”

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *