Kryedemokrati Lulzim Basha pasditen e kësaj të marte ka qenë në Elbasan, ku ka deklaruar se 16 shkurti është finalja e madhe.

 

Kreu i PD-së është shprehur ndër të tjera se domethënia kryesore e protestës është nderimi i puntorit dhe jo i vjedhjes.

 

“1500 biznese janë mbyllur në 2018 në bashkinë e Elbasanit. Është katastrofë, kështu nuk mund të vazhdohet më. Ka arritur aty ku nuk mban më. Duhët ta ndryshojmë. Ju e keni në dorë. Kjo është domethënia e 16 shkurt. Të nderojmë punëtorin jo vjedhjen. Bashkimi i shqiptarëve për të marrë në dorë fatet tuaja. Do të sjellim normalitet me uljen e taksave, uljen e çmimit të energjisë, ndalimi nga abuzimi me tatimorët me pullën në vitrinë, uljen e çmimit të karburantit.  Edhe një rrugë qe e gjetën gati, tunelin, nuk e mbaruan. Lekë vodhën, 80 milionë lek dhe s’kanë vazhduar investimin.

Ju ftoj të gjithë me 16 shkurt në Tiranë!”

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *