Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha gjatë vizitës së tij në Berlin është takuar me zv/kryekeshilltarin e Kancelares Merkel, Joachim Bertele.

 

Në qendër të këtij takimi duket se ka qenë kriza politike që po kalon Shqipëria, ku Basha ka marrë mbështetje e Bertele për të hapur rrugen europiane te Shqipërisë.

 

Ne qendër të Dialogut të Nivelit të Lartë që po zhvillohet nga Fondacioni Konrad Adenauer në bashkëpunim me Këshillin Ekonomik Gjerman  në Berlin, është angazhimi i Gjermanisë për perspektivën europiane të Ballkanit Perëndimor. Referues kryesor ishte edhe dr. Joachim Bertele, zvKryekëshilltari i kancelares Angela Merkel për Politikat e Jashtme, të Sigurisë dhe Zhvillimit.

 

“Pavarësisht krizës që po kalon aktualisht Shqipëria, problemeve me lidhjet e politikës me krimin, shitblerjes së votave, korrupsionit, ne do të bëjmë gjithçka që ashtu siç liberalizuam vizat ti hapim rrugën edhe anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.  Nuk ka asnjë diskutim që e ardhmja e Shqipërisë dhe e Ballkanit Perëndimor është  BE. Mirënjohje  për angazhimin dhe mbështetjen e pakursyer të Gjermanisë  në  procesin e integrimit Shqipërisë në BE por dhe të ruajtjes së pacënuar të tërësisë territoriale të Kosovës.”

 

Gjithahstu në këtë takim është diskutuar se është koha për të ndalur politikanët e korruptuar dhe të lidhur me krimin që për interesat e tyre po kërcënojnë perspektivën europiane dhe paqen e stabilitetin në Ballkanin Perëndimor.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *