Kryedemokrati Lulzim Basha vijoi këtë të shtunë takimet me të rinjtë, të cilët ankohen për mësimin online. Teksa dëgjoi rrëfimet e tyre, lideri demokrat u premtoi atyre se gjërat do të përmirësohen pas 25 prillit.

 

“25 prillin ta kthejmë në një energji për ndryshim të vërtetë. Europa ka mjaft programe për të financuar në arsimin e lartë. Europa njësoj si shqiptarët sytë për ndryshim i ka nga rinia. Domethënia e 25 prillit, çlirim nga pengmarrja, rikthim i shpresës. Siç liberalizuam vizat, futëm vendin në NATO, do ta kthejmë shpresën. Shumica dërrmuese e shqiptarëve duan ndryshim.”

 

Gjatë fjalës së Lulzim Bashës nuk munguan as kritikat për qeverinë. Sipas tij, mazhoranca ka shpërdoruar 7.2 miliardë euro në shtatë vite.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *