Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka ndarë në rrjetin e tij social “Facebook” një pjesë të fjalës së tij gjatë seancës së sotme plenare në Kuvend.

 

Krahas videos, kryedemokrati shkruan se “do të jenë gardianët e interesit publik dhe instrumenti i qytetarëve për të sjellë ndryshimin”.

 

“Që Shqipëria të dalë nga ky udhëkryq, që shqiptarët të shpëtojnë nga armiqtë e qeverisjes së mirë, kërkohet një zgjidhje politike. Natyrisht ajo nuk mund të vijë vetëm nga ne, as nga ai që i ka shpallur luftë demokracisë dhe bashkëjetesës demokratike, por duhet të vijë si një bashkëpunim i ngushtë me shoqërinë shqiptare, që prej kohësh ka shprehur dëshirën e ngutshme për ndryshim. Prandaj ne, në Parlament dhe jashtë tij, nuk do të jemi vetëm gardianët e interesit publik kundër kësaj skote të korruptuar, por duam të jemi instrumenti në duart e qytetarëve për ta realizuar bashkë këtë ndryshim.”

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *