Subscribe

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka urdhëruar strukturat e PD që të përgatiten për të marrë pjesë në protestën e 2 marsit të organizuar nga presidenti Ilir Meta. Ai u ka dërguar një mesazh vartësve të tij, ku shprehet se pjesëmarrja në tubim është e nevojshme për të mbrojtur Kushtetutën.

 

“Si qytetarë që duam që vendi të bëjë hapa para drejt konsolidimit të demokracisë, duhet t’i përgjigjemi çdo thirrje në mbrojtje të Kushtetutës dhe funksionimin demokratik të institucioneve të pavarura. Prandaj unë e mbështes tubimin e thirrur nga Presidenti për Kushtetutën!

Dy porosi:

  1. Ky mesazh të shpërndahet tek të gjitha strukturat e partisë.
  2. Mbi këtë çështje do të keni gjatë ditës bisedë telefonike me Sekretarin e Përgjithshëm, për masat organizative.

Ju përshëndes!”

 

Opozita ka dalë në mbështetje të Ilir Metës sa i takon kauzës së tij kundër mazhorancës. Eksponentë të PD-LSI kanë deklaruar publikisht se në 2 mars do të jenë krah Metës në protestën kundër grushtit të shtetit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *