Subscribe

Lideri i opozitës Lulzim Basha ka nisur axhendën elektorale me një takim me mbështetësit e PD në hyrje të tunelit të Elbasanit. Basha zgjodhi tunelin e realizuar gjatë mandatit të dytë qeverisës të PD për të argumentuar se Partia Demokratike e mban gjithnjë fjalën.

Sipas Bashës rivali politik Edi Rama, edhe pse qeveris vendin prej 2 mandatesh, nuk ka mbajtur asnjë premtim.

 

“8 vite me radhë ju keni dëgjuar premtime pa fund, në 8 vite keni parë dështime pa fund, jeni ju që paguani tullumbacet elektorale.”

 

Basha ka premtuar se në rast se qytetarët votojnë PD në 25 prill, atëherë çdo premtim elektoral do të mbahet.

 

“Dhe me kulturën e re që do formojmë në 25 prill fjala e dhënë dhe fjala e mbajtur do të jetë themel. Sepse fjalët e një politikani nuk mund të jenë tullumbace e nuk mund të trajtohet si fjalë e harruar.”

 

Lideri i opozitës ka ftuar qytetarët e Elbasanit të shkojnë drejt kutive të votimit në 25 prill për të sjellë ndryshimin në Shqipëri.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *