Subscribe

“Mirëse ju gjej në këtë ditë të bekuar të fundit të javës së shtatë dhe fillimit të javës vendimtare për fitoren e betejës sonë për zgjedhje të lira dhe të ndershme.”

 

Lideri i opozitës Lulzim Basha pas kthimit nga Malta ka deklaruar se ka marre mbështetje nga Partia Popullore Evropiane per kauzën e opozitës dhe ne çadrën e protestës Basha ka reaguar per here te pare edhe per rezolutën e PPE, ku flitej per nevojën e vazhdimit te reformës ne drejtësi e pjesëmarrjen ne institucionet e vendit.

 

“Sot i sapo kthyer nga Malta dhe pasi kam dëgjuar broçkullat e mediave qeveritare që interpretojnë siç u do prapanica fjalëve të aleatëve tanë. Sot dua t’ju them se nuk kanë asnjë shans, zero shans që ne të pranojmë një qeveri teknike kukull sepse në këtë betejë nuk jemi për veten tonë, sepse në këtë betejë nuk jemi për karriket tona, në këtë betejë nuk jemi për fatin e partisë sonë, por për fatin e të gjithë shqiptarëve të ndershëm.”

 

Basha ka theksuar se kushtet e opozitës nuk ndryshojnë; qeveri teknike dhe shtyrje te datës se zgjedhjeve nëse duhet me shume kohe per te arritur standardet.

 

“Si the, negociata me dy kushte jo qeveri teknike dhe zgjedhjet të mbahen më 18 Qershor. Po, qeveri teknike dhe zgjedhje vetëm të lira e të ndershme, vetëm me çmontimin e krimit,  vetëm kur vota e çdo shqiptari të garantohet.”

 

Dhe për Bashen zgjedhjet e lira nisin nga zbatimi i dekriminalizimit duke theksuar se i ka kërkuar drejtorit të Përgjithshëm të EUROPOL-it bashkëpunim per te verifikuar brenda dites shenjat e gishtave.

 

“Sepse në bashkëpunim me EUROPOL-in do t’i gjurmojmë deri në ishujt më të largët dhe do  t’ua konfiskojmë paratë që ju keni marrë qytetarëve shqiptarë.”

 

Opozita shënoi sot ditën e 42 te protestës e java e ardhshme duket vërtet vendimtare, pasi afron skadimi i afatit per regjistrimin e partive ne zgjedhje nga njëra ane e nga ana tjetër, mbërrijnë ne parlament kandidaturat per organet e vetingut.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *