Kreu demokrat, Lulzim Basha ka akuzuar qeverinë se I ka shpallur luftë të ashpër fjalës së lirë në media.
Në tryezën e organizuar për mediat, Basha I ndalur tek paketa antishpifje, e cilësoi atë si një presion ndaj mediave me qëllim instalimin e censurës.
“Situata me te cilen media po ballafaqohet eshte nje ofensive kunder lirise se shprehjes. Nuk jemi ne pozita paternalizmi per tju marre ne krahet e opozites. Pa lirine e medias nuk ka liri politike. Ketu jemi si partnere ne nje interes, ne interesin e informimit te qytetareve. Mosinformimi dhe keqinformimi eshte objektiv i qeverise dhe Rames, arrestimeve, presioneve financiare duke ngushtuar informimin. Kjo eshte nje vije e kuqe e papranueshme per ne Partine Demokratike dhe opoziten e bashkuar. Kjo eshte nje lufte e shpallur kunder lirise se medias. Qeveria po propozon nje per te instaluar censuren. Objektivi yne eshte ti japim vendit nje kuader ligjor per ti mbyllur deren tranzicionit ndaj medias dhe per ta zhvendosur ne standarde europiane ne praktika te autonomise dhe lirise se shprehjes.”
Ai u zotua se nëse kjo paketë miratohet nga Parlamenti, opozita joparlametare nuk do ta njohë atë dhe se do ta pezullojë atë në momentin që do të vijë në pushtet.
“Nese cmenduria cohet deri ne fund ne parlamentin e cunguar, opozita nuk do ta njohe dhe sapo te kete mudnesine e qeverisjes per ta zhbere kete legjislacion bashke me shoqatat e gazetareve te pezullojme cdo mase te tille arbitare.”
Ai akuzoi qeverinë se po nis kryesimin e OSBE me një sjellej rrugaçërore kundër medias.
“Shteti nis kryesine e OSBE me nje sjellje rrugacerore dhe kriminale, kunder lirise se medias. Mirenjohje per institucionet nderkombetare qe i jane pergjigjur shqetesimit tuaj si gazetare dhe thirrje per te jithe per tu bashkuar ne kete kauze qe eshte e medias dhe gazetareve dhe medias por mbi e gjitha e qytetareve. Ne na bashkon interesi publik.”





