Kreu demokrat Lulzim Basha ka deklaruar se me ardhjen e PD në pushtet paga minimale deri në fund të mandatit do të shkojë në 400 euro.

 

Në Kongresin e 7-të të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë, Basha teksa nuk I kurseu akuzat në drejtim të qeverisë, premtoi gjithashtu se do t’u jap fund të gjitha koncesioneve korruptive.

 

“Brenda 6 muajve te pare te qeverisjes rrisim pagen minimale ne 300 euro. Deri ne fund te mandatit, paga minimale rritet ne 400 euro. Do t’i japim fund koncesioneve korruptive dhe cdo qindarke qe shkon per oligarket dhe pushtetaret, do ta cojme per rritjen e pagave, pensioneve dhe per te investuar per te ardhmen e femijeve tane.”

Basha më tej u bëri apel të gjithë të pranishëmve që të bëhen bashkë me PD me qëllim largimin e qeverisë nga pushteti.

 

Kreu demokrat u zotua gjithashtu se gjatë qeverisjes do të japë jap llogari para qytetarëve në lidhje me të gjitha premtimet që ka bërë.

 

“Bashkimi bën fuqinë! Prandaj le të bëheni bashkë, ju si sindikata dhe bashkë me Partinë Demokratike t’ia dalim të arrijmë qëllimet tona për më shumë punë e nirëqniene. Këto janë ditët e sprapsme të oligarkisë dhe të një qeverie antipopullore, antieuropiane. Sic jam sot si kryetar i opozitës do të jem para jush me të gjitha përgjegjësitë që do të me besoni për të dhënë llogari për premtimet e sotme këtu dhe per çdo angazhim tjetër që do të burojë nga marrëveshja jonë. Ndryshimi po afron!”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *