Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u takua këtë të martë më operatorët turistikë të Golemit dhe Malit të Robit.

Në një postim në “Facebook”, lideri demokrat shkruan se hotelierët dhe sipërmarrësit që operojnë në këtë zonë i folën për krizën e thellë ekonomike dhe braktisjen totale të qeverisë.Ai thekson se hotelet po funksionojnë në vetëm 10 apo 20 % të kapacitetit, teksa operatorët sipas tij po mendojnë shpalljen e falimentit.

“Në Golem ashtu si në gjithë bregdetin, sektori i turizmit ndodhet në një krizë të thellë. Në një kohë kur pandemia e ka çuar aktivitetin e tyre ekonomik afër zeros, qeveria i shtrëngon të paguajnë taksat e larta dhe faturat abuzive. Një pjesë e mirë e prenotimeve të bëra për muajin korrik dhe gusht janë anuluar. Ata kanë larguar nga puna me qindra punëtorë, për shkak se nuk kanë mundësi të paguajnë rrogat e tyre. Hotelet po funksionojnë në vetëm 10 apo 20 % të kapacitetit, teksa operatorët po mendojnë shpalljen e falimentit. RAMAVIRUSI i ka lënë operatorët turistikë të vetëm në fatin e tyre. 7 vite braktisje ndaj bizneseve dhe sipërmarrësve, ai i kompensoi me 700 milionë euro rilindje urbane dhe disa miliona të tjerë për tendera për oligarkët dhe PPP korruptive.”

Sipas Bashës, PD do ta rikthejë turizimin në një prioritet kombëtar përmes uljes së taksave dhe do të subvencionojë gjitha kompanitë e fluturimeve që sjellin turistë.

“Ditën e djeshme, Dhoma Amerikane e Tregtisë deklaroi se Shqipëria ka klimën më armiqësore në rajon për të bërit biznes, për shkak të politikave të qeverisë dhe taksave të larta. Kjo tregon se kriza ekonomike nuk ka prekur vetëm sektorin e turizmit, por të gjitha sektorët, duke i lënë shqiptarët më të varfër dhe pa asnjë lloj përkrahje. Ndryshimi do të vijë me një qeveri që nuk garanton thjesht rotacionin politik, por ndryshimin real me shtetin në krahun e sipërmarrësve dhe qytetarëve të thjeshtë. Partia Demokratike do ta rikthejë turizimin në një prioritet kombëtar, duke ulur taksat dhe duke i dhënë fund modelit të bandave të taksidarëve që zhvasin e gjobisin për të mbushur xhepat e shefave të tyre. Ne do të subvencionojmë të gjitha kompanitë e fluturimeve që sjellin turistë. Taksa për biznesin do të jetë 9 % si dhe do të heqim taksën “Rama” për karburantet. Ta harrojë RAMAVIRUSI dhe minjonët e tij se do të mund të bëjnë raprezalje mbi qytetarët e ndershëm në ditët e fundit në pushtet. Qeverisja jonë do të jetë në krahun e këtyre e njerëzve.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *