Kryetari i PD, Lulzim Basha u takua virtualisht me disa përfaqësues gjermanë të trajnimit professional dhe organizatave të zejtarëve në Gjermani.

 

Ai shprehu objektivin për të reformuar arsimin universitare, duke adoptuar modelin gjerman të trajnimit dual.

 

Basha deklaroi se me PD në pushtet, Shqipëria do të ketë taksat më të ulëta në Ballkan.

 

“Për Shqipërinë dhe shqiptarët nuk ka gjë më të rëndësishme sesa të frenojmë emigracionin masiv të rinisë. Për këtë arsye, ne po planifikojmë një reformë të thellë në arsimin universitar me qëllim adoptimin e modelit gjerman të trajnimit dual, në bashkëpunim me Aleancën Europiane të Universiteteve dhe me Universitetet e Gjermanisë, të Austrisë dhe të gjithë Europës. Qeveria jonë do të aplikojë taksën e sheshtë 9% për tatim fitim, do të aplikojë po kështu taksën e sigurimeve shoqërore në nivelin 18%, do të eliminojë një taksë që kjo qeveri ka vendosur mbi karburantet, e cila e bën karburantin në Shqipëri të tretin më të shtrenjtin në botë me Singaporin dhe Suedinë. Me këto 3 masa dhe disa masa të tjera fiskale, do bëjmë të mundur që Shqipëria nga ana fiskale, nga ana e taksave të jetë vendi me taksat më të ulëta në Ballkan. Ne po vendosim ose do të vendosim një stazh të paguar me paratë publike për 12 muaj, për 10 mijë studentët më të mirë nga 35 deri në 40 mijë të diplomuar rishtaz të sektorit publik çdo vit, që të ndërtojmë një urë nga universiteti drejt tregut të punës. Por po kështu, duam të investojmë në ngritjen e 4 inkubatorëve të cilët përmes granteve dhe infrastrukturës, t’i japim mundësi të rinjve me shpirt sipërmarrës dhe të rinjve me ide për inovacionin dhe për sipërmarrjen që të kenë një dorë që t’i ndihmojë dhe jo pengesa pas pengesash në rrugën e tyre për të themeluar një biznes të vetin.”

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *