Subscribe

Lulzim Basha është takuar pasditen e kësaj të enjteje me mjekë dhe ekspertë të shëndetësisë.

Teksa hedh akuza se numri i viktimave është më i lartë nga çfarë deklarohet, lideri demokrat theksoi se vendi ndodhet në pikën më të keqe të pandemisë.

“Mbi 6 mijë qytetarë kanë humbur jetën më shumë se një vit më parë. Numri i testimeve mbetet i ulët. Asnjë informacion mbi numrin e testimeve që bën ISHP dhe privati. Numri i viktimave shumë më i lartë nga çfare deklarohet. Numri i testimeve mbetet i ulët. Asnjë informacion mbi numrin e testimeve që bën ISHP dhe privati. Vetëm Shqipëria nuk jep informacion zyrtar nëse ka mutacione.Tirana është shndërruar në një spital të madh. Rama na renditi të tretë në botë për numrin e vdekjeve nga COVID. 

Sipas tij, prioriteti i vetëm i qeverisë është propaganda dhe fshehja e fakteve.

“Për këtë qeveri shëndeti dhe jeta e njerëzve nuk ka vlerë. Kryeministri s’mund të bredhë me cirkun shëtitës duke ndarë një grusht vaksinash, duke harxhuar kështu më shumë paratë e taksapaguesve shqiptarë, para që duhet të kishin shkuar për të mbështetur mjekët, për të rimbursuar pacientët që po kurohen në shtëpitë e tyre. Jemi në një gjendje ku vdekjet janë në numra rekord, të marra këto nga statistikat e tyre. Cili prej jush nuk është në dijeni të kësaj situate? Demagogji ka, ndihmë për njerëzit nuk ka.

Basha u shpreh se qeveria e Ramës nuk e mori parasysh planin me 5 pika të propozuar nga PD që kishte si qëllim përballimin e krizës së pandemisë së Covid.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *