Subscribe

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, teksa zhvilloi një takim me gratë sipërmarrëse në Elbasan, iu premtoi se nuk do të ketë më inspektime dhe gjoba.

 

Duke bashkëbiseduar për klimën e sipërmarrjes dhe vështirësitë e mbijetesës së biznesit, sipërmarrëset u shprehën se kalimi në biznes të madh i gjunjëzoi.

 

E pranishme në këtë takim ishte edhe kandidatja për deputete e PD- për Elbasanin, Flutura Açka, e cila tha se sot gratë në Shqipëri kanë më shumë vështirësi sesa burrat në fushën e sipërmarrjes.

 

Basha tha gjithasht se një vendim tjetër i qeverisë së ardhshme do të jetë anulimi i procesit të fiskalizimit.

 

“Janë dy gjëra të cilat janë të lidhura me njëra tjetrën, plani ynë për ekonominë dhe plani ynë për gruan në shoqëri. Pse kemi një plan të veçantë për gruan? Sepse me të vërtetë është gjysma e shoqërisë por ka dyfishin e ngarkesës dhe merr më pak përkrahje sesa merr gjysma tjetër e shoqërisë. Edhe sikur ta zhveshim këtë nga përditshmëria, ajo që preku Flutura, domethënë sa e vështirë është për një grua të çajë përpara në raport me një burrë në jetën e përditshme si sipërmarrëse, por jo vetëm, në çdo fushë tjetër çdokush e kupton që në qoftë se ke gjysmën e shoqërisë me dyfishin e ngarkesës dhe gjysmën e përkrahjes krahasuar me gjysmën tjetër atëherë ke një defekt të madh në ingranazhin që e çon shoqërinë përpara. Dy propozime që ne i bëmë dhe për të cilat bëmë betejë: Propozimi i parë që të hiqej taksa për biznesin e vogël gjoja u adoptua pas disa vitesh. Por ju e dini të gjithë që kjo është fiktive sepse me të vërtetë nga njëra anë u hoq taksa për biznesin e vogël siç propozuam ne por nga ana tjetër u shtuan tarifat vendore për shërbime të cilat biznesi i vogël nuk i merr, u shtua çmimi i karburantit, u shtua çmimi i energjisë dhe mbi të gjitha u shtuan gjobat. Gjobat që paguan biznesi i vogël. Me një gjobë të merr dyfish, trefish saç të merrte më përpara me taksimin që gjoja hoqi. Zgjidhja për këtë është fare e thjeshtë. Nëse ne nuk shëndoshim shtyllën kurrizore të ekonomisë që është biznesi i vogël dhe i mesëm që përbën 98.5% të ekonomisë ndërkombëtare, atëherë ekonomia kurrë nuk ngrihet në këmbë, kurrë nuk mund të ecë përpara. Ndaj dhe platforma për biznesin e vogël është më favorizuesja në rajon. Tavani prej 0.5% të xhiros totale vjetore për taksat dhe tarifat vendore. Nëse i ke më të ulëta dhe natyrisht ne do ta nxisim pushtetin vendor t’i ulë dhe më shumë, akoma më mirë, por 0.5. Asnjë biznes me xhiron nën 140 milion lekë të vjetra në muaj nuk do të paguajë asnjë shumë mbi 0.5 % të xhiros vjetore në vit. Dhe kjo bëhet me qëllim që shtylla kurrizore, biznesi i vogël ta rimarrë veten dhe në këtë mënyrë të ndihmojë gjithë strukturën ekonomike shqiptare. E dyta është çmimi i naftës apo karburantit, naftë, benzinë dhe çmimi i energjisë elektrike. Edhe këtu ne thyejmë rekorde.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *