Subscribe

Si zgjidhje për krizën politike, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha sheh garantimin e votës së lirë. Këtë qëndrim ai mbajti edhe gjatë takimit që pati këtë të martë me delegacionin e Këshillit të Evropës. Detajet e takimit, lideri demokrat i bëri vetë publike në “Facebook”.

 

“Shqipëria e cila ndodhet në një krizë të thellë politike dhe ekonomike, ku korrupsioni e krimi i lidhur me politikën po gërryen themelet e shoqërisë dhe shqiptarët po largohen çdo ditë, e ka jetike ndihmën dhe mbështetjen e miqve dhe partnerëve tanë. Rruga për daljen nga kriza kalon nga zbatimi i standarteve demokratike europiane, forcimi i rolit të qytetarëve që nis me garantimin e votës, duke ju dhënë mundësi atyre, që të lirë nga diktati i krimit dhe paratë e korrupsionit, të vendosin për qeverinë e tyre vendore dhe qendrore sa më shpejt.”

 

Me delegacionin e KiE pati një takim edhe Sekretari i Përgjithshëm i PS, Taulant Balla, i cili bëri thirrje për presidentin Ilir Meta që të dekretojë sa më parë një datë zgjedhjesh për bashkitë e Shkodrës, Durrësit dhe Vorës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *