Subscribe

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, u takua këtë të marte me çiftin e pensionistëve nga Tirana, Lina dhe Robert Martini, të cilët i treguan se si kriza e shkaktuar nga pandemia ua ka veshtirësuar edhe me shumë jetën e tyre.

 

Basha tha se ata që po vuajnë më shumë pasojat shëndetësore dhe ekonomike të Covid-19 janë të moshuarit, ndërsa akuzoi qeverinë se nuk ka ndërmarrë asnjë masë për t’iu ardhur në ndihmë.

 

“Virusi është shumë i rrezikshëm. Moshat e treta i godet shumë më rreptë se sa moshat e tjera dhe është detyra juaj të ruani veten, është dyfish detyra jonë, por po jua them si prindërve të mi që t’ju ruajmë ju. Më e dhimbshmja, është që këtu ka mbetur me ruajtur veten sepse ata që e kanë për detyrë, qeveria që e ka për detyrë t’i mbrojë njerëzit, nuk po e bën detyrën e vet. Edhe në spitale po e shikoni si ështê fluksi. Mjekët janë të shteruar, të ezauruar, sepse duhet te perballen me shume te semure. Kostoja e ilaçeve është e papërballueshme. Kështu që duhet me bërë gjithçka per tu mbrojtur” u shpreh Basha.

 

Ata thanë se faturat dhe cmimet jane rritur, duke shtuar që për ta kostot janë të papërballueshme, teksa rrëfeu rastin e bashkëmoshatarëve të tij që detyrohen të marrin buke të ndenjura vetëm se kushtojnë më lirë.

 

“Mund të flasi qeveria, jep balloma, jep pankarta, jep ashtu po kur vjen puna tek moj ta marrça, lek vjen e lek nuk e dim se ku shkon. Mua shyqyr zotit nuk na ka ndodh por me çfarë dëgjoj me shkuar nëpër farmaci me marrë ilaçe…. Nuk e përballojmë. Paracetamol, jo, jo vitamina e cfarë janë ato jo jo nuk e përballojmë dot. 80 mijë lek shkon energjia, telefoni kjo, ajo.  Edhe shokët e mi që kanë dalë në moshën time me 23 vite pune po deshe ju jap emra me 110 mijë lekë. Ja të them sinqerisht te furra ke bukë të ftohtë. Buka e ftohtë është 300 lekë, ja kështu..”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *