Subscribe

Kreu demokrat Lulzim Basha ka mbledhur këtë të hënë në selinë blu të gjithë aleatët opozitarë.

 

Në takimin e mbledhur nga kreu demokrat, ishin prezentë kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, kreu i PR Fatmir Mediu, ai i PAA Agron Duka, si dhe I LZHK, Dashamir Shehi.

 

Mësohet nga burime jozyrtare se në fokus të diskutimeve është vijimi i aksionit politik kundër qeverisë pas djegies së mandateve si dhe çështja e protestave.

 

Kryetari I PR, Fatmir Mediu pas takimit deklaroi për mediat se opozita dueht të bëjë çdo veprim që kërkojnë qytetarët për të kthyer Shqipërinë në rrugën e duhur.

 

Ndërsa kreu i LZHK, Dashamir Shehi tha se opozita vijon t’i qëndrojë kërkesave të saj për largimin e Ramës nga qeveria dhe zhvillimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

 

Ai deklaroi se dhe ndërkombëtarët tashmë e kanë kuptuar se përsakohë Rama ësthë kryeministër në vend do të mungojë stabiliteti.

 

Ndërkohë pas takimit me aleatët mësohet se kreu demokrat do të zhvillojë një takim dhe me drejtuesit e degëve të PD në Tiranë.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *