Subscribe

Lideri i opozites Lulzim Basha ka mbledhur per here te pare aleatet qe prej fillimit te krizes se koronavirusit.

Takimi i kryetareve te partive te koalicionit opozitar ka pasur ne fokus situaten e krijuar dhe masat qe duhen marre per perballimin e betejes me Covid 19.Koalicioni ka dale me nje deklarate te perbashket ku  thekson se qeveria është treguar e paaftë dhe ka dështuar ne menaxhimin e situates.

Sipas opozites se pari qeveria ka deshtuar  te mbroje shendetin e qytetareve;

“Ne kete periudha jane kryer mesatarisht vetem 110 teste në ditë kur Shqiperia numeron me shume se 2.6 milione banore. Nga ana tjeter  sot  numri zyrtar i të infektuarve mbetet i lartë njesoj si në ditët e para të pandemisë, sepse qeveria refuzoi mbylljen e fasonerive dhe bizneseve të tjera me risk të lartë infektimi.Por per koalicionin opozitar qeveria ka deshtuar te menaxhoje edhe krizen ekonomike.”

Ne deklaraten e perbashket te partive theksohet se shteti ka lene jashtë ndihmës financiare me shume se 750 mijë qytetarë.

“Kjo krizë e rëndë konfirmoi se për kryeministrin prioritet janë një grusht klientësh, me të cilët grabit taksat e shqiptarëve. Në vend që të financojë ekonominë për të mos mbyllur vendet e punës, Edi Rama zgjedh të vazhdojë pagesat prej mbi 100 milonë euro për disa koncesione korruptive, deklarojne drejtuesit e partive opozitare.

Ne kete situate PD dhe aleatet e saj kerkojne rishikimin e paketave ekonomike dhe anullimin e koncesioneve. Gjithashtu opozita i ka bere thirrje qeverise qe te beje transparente kontratat e klasifikuara sekret, te cilat duhet te hetohen edhe nga prokuroria.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *