Subscribe

 

Paralelisht me kreun e shtetit edhe opozita kerkon ngritjen e nje komisioni hetimor parlamentar per drejtorine e sigurise se informacionit te klasifikuar dhe ceshtjen e Ministrit te Jashtem te propozuar Gent Cakaj.

Pak minuta pasi presidenti publikoi kerkesen per hetim, kryetari i PD Basha deklaroi se opozita insiston në zbardhjen e plote te kesaj ceshtjeje.

 

 

LULZIM BASHA

KRYETAR I PD

Kemi nisur punen per te hetuar ne te gjitha format dhe menyrat duke perfshire dhe hetimin parlamentar per DSIK, kryeministrin Rama, , ministrin Bushati, Gent Cakajn  dhe SHISH per dhunimin e ligjit per informacionin sekret qe cenon sigurine e vendit .

 

 

Ngritja e komisioneve hetimore parashikohet ne nenin 77 te kushtetutes, I cili sanksionon se duhen firmat e 35 deputeteve per te kerkuar ngritjen e nje komisioni hetimor.

 

Per kete arsye presidenti vetem mund ta njohe kuvendin me qendrimin e tij por ai ka nevoje per deputetet e LSI dhe PD per te kerkuar nje hetim parlamentar.

 

Pertej depozitimit formal te kerkeses me 35 firma,  ngritja e komisionit hetimor kerkon 71 vota dhe presidenti i republikes duhet te binde edhe kryeministrin Rama per nevojen e hetimit ndaj drejtorise se informacionit te klasifikuar dhe Gent Cakajt.

 

Historia e komisioneve parlamentare nuk eshte dhe aq e suksesshme, pasi ne rastin me te mire keto komisione dalin me dy raporte: nje te mazhorances e nje te opozites qe arkivohen ne zyrat e shtetit.

 

Ne raste te tjera atyre iu mbaron mandati pa arritur asnje konkluzion sic ishte rasti I komisionit per fenomenin e droges te njohur si komisioni Tahiri, te cilit i mbaroi mandati ne dhjetor dhe ne procesverbalet e kuvendit figurojne vetem 3 mbledhje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *