Kreu i PD, Lulzim Basha ka dalë sot në një konferencë për mediat ku ka folur lidhur me aferën e inceneratorëve dhe lëvizjet e fundit të SPAK.

 

Basha u shpreh se lufta kundër Korrupsionit, njësoj si dekriminalizimi, është jetike për Shqipërinë.

 

“Lufta kundër Korrupsionit është, njësoj si dekriminalizimi, jetike për Shqipërinë, për shtetit ligjor, për të drejtat e njeriut, për të ardhmen europiane që duan të gjithë shqiptaret”, tha Basha.

 

 

Sipas tij, pa rezultate konkrete në këtë luftë, asgjë nuk mund të ndryshojë. Ai theksoi se lufta kundër korrupsionit dhe krimit është misioni i tij dhe i PD.

 

 

“Kur Amerika e vendos luftën kunder korrupsionit prioritetin e saj madhor, sepse ai cënon interesin kombëtar, po ne këtu?? Ku një grusht njerëzish kanë grabitur çdo gjë? Ku ministra të qeverisë pastrojnë para dhe grabisin fonde publike. Vetingu i politikanëve është në fakt vetëm një mjet për të luftuar korrupsionin dhe lidhjet me krimin,  shembull i përpjekjeve tona serioze”, tha Basha.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *