Subscribe

Kryedemokrati Lulzim Basha u takua me të rinjtë në Vaun e Dejës, të cilëve u premtoi ndryshimin kur PD të fitojë zgjedhjet.

 

Basha akuzoi qeverinë se i ka lënë pa mbështetje fëmijët dhe renditi çfarë do të bëjë PD për të ndryshuar gjërat.

 

“Kjo qeveri dhe ky kryeministër e ka lënë Shqipërinë në baltë dhe i ka lënë këta fëmijë në baltë dhe kjo duket më shumë se kudo tjetër tek gjendja e arsimit. Tek gjendja e arsimit universitar i cili s’ka si të jetë më i mirë, kur gjendja në arsimin parauniversitar është njësoj. Trajtimi jo dinjitoz i arsimtarëve që ka çuar në rënien e cilësisë së mësimdhënies, militantizmi, deprofilizimi, i rekrutimit të mësuesve. Janë futur në borxhe për këtë madje, sepse ne e dimë që shqiptarët nuk kursejnë asgjë për arsimin e fëmijëve të tyre. Por a e meritojnë të kenë këtë gjendje të arsimit sot? Sigurisht që jo! Gjëja e parë që do të korrigjojmë  është që ne do t’i kthejmë dinjitetin arsimtarëve shqiptarë duke ju rritur pagat dhe duke ju bërë të mundur që ata detyrën e tyre që është e dyta më e shenjta pas prindit ta kryejnë me dinjitet dhe me përgjegjësi maksimale. Dhe vetëm në këtë mënyrë mund të flasim pastaj për hapat e tjerë, ku hapi i dytë është infrastruktura fizike.”

 

Ai tha se plani i Partisë Demokratike parashikon rritje pagash, rritje fondesh për arsimin dhe krijimin e kushteve që nxënësit dhe studentët të kenë mundësi për të zhvilluar mësimin online.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *