Subscribe

Kryetari Basha i shoqëruar nga ish deputete demokrat dhe të rinj të FRPD, iu drejtua manifestimit në Bulevard , sic tha ai, për mbrojtjen e Kushtetutës.  Ai dha një mesazh të skhkurtër për gazetarët para nisjes së protestës.

 

“Mesazhi im është një falënderim nga zemra për gjithë qytetarët që i janë përgjigjur thirrjes për të mbrojtur Kushtetutën dhe një citim i një prej baballarëve themelues të SHBA Thomas Jefferson: e vetmja garanci për ruajtjen e lirisë është mbrojtja e Kushtetutës dhe se liria dhunohet, kur Kushtetuta shkelet.”

 

Duke shprehur mirënjohjen për qytetarët pjesëmarrës në manifestim,  Basha vuri theksin tek zgjidhja e krizës politike.

 

“Në Shqipëri kushtetutës i ka mbetur vetëm kapaku. Mendoj se kriza politike duhet zgjidhur një orë e më parë për Shqipërinë dhe shqiptarët dhe se e vetmja zgjidhje janë zgjedhjet e parakohshme parlamentare në një ditë me zgjedhjet legjitime vendore.”

 

Pyetjes përse nuk mban fjalim në protestë, zoti Basha iu përgjigj.

 

“Kjo nuk është një protestë, është një tubim  drejtuar gjithë qytetarëve shqiptarë në mbrojtje të Kushtetutës dhe unë këtu ndodhem si qytetar, si prind, si bir nëne e babai, si bashkëshort dhe si bashkëqytetar i juaji. Unë kam dalë bashkë me miq të nderuar, me zotin Mustafaj, me zotin Bisha dhe miq të tjerë për të dhënë mesazhin e qartë se ky është tubim qytetar. Thirrja u është drejtuar qytetarëve dhe ky është një bashkim qytetar“

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *