Kryeministri Edi Rama nuk kurseu sulmet ndaj kundërshtarëve politikë nga Lezha, teksa komentoi përgjigjen e kryedemokratit Lulzim Basha për ftesën për bashkëpunim.

 

Ai e quajti Bashën kukull me bateri dhe shtoi se atë e kurdisin ish-kryeministri Sali Berisha dhe presidenti Ilir Meta. Edhe një herë tjetër, shefi i qeverisë përsëriti ftesën e tij që të hidhen pas krahëve ndasitë politike, për të mirën e vendit.

 

“Çfarë marrëveshjeje do të bëj unë? Thash që jam i gatshëm të bashkëpunoj me opozitën, sepse ata janë dhe do të jenë në opozitë sepse PS do të fitojë zgjedhjet. Të shkojmë përtej këtyre sherreve e ndasive, por ka një kusht, Luli duhet të ndahet nga Saliu dhe Iliri, kukulla duhet të ndahet nga çelësi që e kurdis. Luili me vrap tha “Jo”, se nuk mund të thotë “Po”, se po tha “Po”, i heqin bateritë. Është kukull me bateri. Se vetëm një kukull me bateri mund të jetë një herë Spiderman, një herë Borëbardhë. Është shumë e rëndësishme të shkojmë përtej kësaj politike, përtej politikanëve. Politikanët duhet të japin provën që politika është për njerëzit, jo për ta. Por duan apo s’duan, ne do ta bëjmë këtë vend, kësaj pune i ka vdekur nëna.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *