Kreu i PD Lulzim Basha ka takuar banorët e dëmtuar nga tërmeti në Shënavlash të Durrësit. Lideri i opozitës gjatë bashkëbisedimet me qytetarët e dëmtuar nga tërmeti I 26 nentorit, tha se kjo fatkeqësi natyrore është kthyer tashmë në një fatkeqësi shtetërore.

Ai tha se banorët janë lënë në mëshirë të fatit dhe mezi po mbijetojnë pas braktisjes nga qeveria.

 

Sot vizitova banorët e Shënavlashit, të harruar edhe nga propaganda e qeverisë. Pas traumës së tërmetit të 26 nëntorit, qytetarët janë futur tashmë në sfidën e mbijetesës.  Të braktisur nga qeveria e cila ka dështuar në gjithçka përveç propagandës çnjerëzore që nuk kursen as fëmijët që humbën prindërit, minëra familje janë lënë në mëshirë te fatit. Shumë prej tyre vazhdojnë të kalojnë netë të ftohta në çadra, pa ngrohje pa ushqim, në kushte të mjerueshme.  

 

Basha shtoi se janë mijëra ndërtesa që nuk janë vlerësuar fare nga ekspertët e është sipas tij po kaq skandaloze që 3 javë pas tërmetit nuk ka një bilanc të dëmeve.

 

 

Kanë kaluar tre javë nga tërmeti dhe ende mijëra banesa nuk kanë vlerësim për gjendjen e tyre, e të tjera kane dy apo tre vleresime kontradiktore.  Shumë qytetarë janë kthyer në banesat e tyre të dëmtuara ose të pa banueshme sepse nuk kanë një vend ku të qëndrojnë duke rrezikuar jetën e tyre.Asnjë ndihmë, asnjë zgjidhje.  Cdo ditë që kalon po i rëndon pasojat sociale dhe ekonomike të termetit te 26 nëntorit. Është skandaloze që tre javë pas tërmetit nuk ka ende një bilanc të dëmeve. Është kriminale që banesat e shpalluara të pabanueshme të rivlerësohen të banueshme vetëm se qeveria e Ramës nuk do të prekë paratë që u jep oligarkëve. Është kriminale që qytetarët jetojnë ende në çadra, pa asnjë përkrahje që të mos preken 150 milionë dollarë që janë ndarë nga Rama për koncesionet e 10 oligarkëve.Kjo fatkeqësi natyrore është kthyer tashmë në një fatkeqësi shtetërore.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *