Vijon protesta e banorëve të Astirit për banesat që do të shemben nga projekti i Unazës së Re, duke bllokuar rrugën.

 

Kru i Partisë Demokratike Lulzim Basha, prej ditësh i është bashkuar kësaj proteste, duke ripërsëritur faktin se opozita do të jetë në krah të banorëve për t’i mbështetur.

 

Në deklaratën e tij për mediat Basha ka sulmuar kreprokuroren Arta Markun duke thënë se po u fshihet kallzimeve të bëra nga banorët e kësaj zone.

 

“Unë do ta anuloja këtë tender korruptiv, do të hetoja dhe do të çoja para drejtësisë dhe në burg, të gjithë ata që janë përfshirë në këtë skemë të madhe korrupsioni. Këtu po tregohet sesi po shkelet kushtetuta, dhe sesi shteti ka rënë. Prokurorja Arta Marku është fshehur, është futur poshtë tavolinës dhe ka frikë të nxjerrë fytyrën për kallëzimin që kanë bërë qytetarët.  Qeveria po sillet si bandë, Edi Rama po mendon si ta çojë deri në fund këtë vjedhje dhe jo si të ndihmojë banorët”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *