Subscribe

Lideri i opozitës Lulzim Basha e nisi komunikimin e tij me mbështetësit e opozitës ne çadër ne një kohe qe rivali politik, kryeministri Edi Rama shpallte programin qeverisës ne Durrës; dhe i gjithë ligjërimi i tij politik u përqendrua tek përkufizimi i qeverisjes 4-vjeçare Rama-Meta.

 

Basha ka listuar premtimet e pambajtura te kryeministrit Rama, duke nisur nga vendet e reja te punës, tek shëndetësia falas e deri tek problematika e drogës dhe krimit.

 

Basha ka shfrytëzuar mundësinë per te shpalosur edhe njëherë vizionin e tij per mënyrën se si duhet qeverisur Shqipëria.

 

Kreu demokrat ka ftuar qytetaret qe ne 13 maj t’i bashkohen protestës se opozitës kundër qeverise.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *