Kreu demokrat Lulzim Basha akuzoi kryeministrin Edi Rama se ka rënuar Shqipërinë pasi ka grabitur çdo shqiptar.

 

Nga Durrësi ku zhvilloi një takim të hapur me qyetarët e këtij qyteti, Basha tha se këtij regjimi politik tashmë I ka ardhur fundi pasi sipas tij, anembanë Shqipërisë po fryn era e ndryshimit.

 

Kreu demorkat nuk I kurseu as akuzat në drejtim të kryebashkiakut të Durrësit Vangjush Dako.

 

Ai e akuzoi atë se ka rritur çmimin e ujit me 40% dhe se ka bashkëpunuar me grupet kriminale për të blerë votat.

 

Sipas Bashës raporti I DASH ishte I qartë dhe se akuzat e PD tashmë janë vërtetuar.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *