Nëpërmjet një postimi në facebook, Lulzim Basha ka publikuar një grafik që sipas tij tregon kontrastin mes rënies së ekonomisë dhe rritjes së pasurisë së ministrave të Ramës.

Kryedemokrati shton se Shqipëria ështgë në varfëri të plotë e se ka ardhur koha për një qeveri që kujdeset për njerezit.

 

Ndërsa Rama dhe ministrat e tij shumëfishojnë pasuritë e tyre, Shqipëria varfërohet. Papunësia është shtuar, kosto e jetesës është bërë e papërballueshme. Ka ardhur koha për një qeveri që kujdeset për njerëzit. Ka ardhur koha për një qeveri që kujdeset për xhepat e shqiptarëve dhe jo të Ramës dhe ministrave të tij

 

Sipas grafikut të publikuar nga lideri I opozitës, 40% e shqiptareve jetojnë me të ardhura jo më shumë se 4 dollarë për frymë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *