Lideri i opozites Lulzim Basha ka terhequr vemendjen tek masat ekonomike-sociale qe qeveria duhet te marre per tu ardhur ne ndihme bisneseve dhe qytetareve pas vendosjes se kufizimeve te forta per shkak te koronavirusit. Ne rrjetet sociale Basha ka shperndare 8 propozimet e opozites duke theksuar se ato jane te realizueshme edhe per nje buxhet si ai I Shqiperise.

 

LULZIM BASHA

KRYETAR I PD

 

Masat ekonomike dhe sociale të propozuara nga PD janë të qarta dhe lehtësisht të zbatueshme për t’ju ardhur në ndihmë familjeve në nevojë dhe të moshuarve që jetojnë në kushte të vështira, dhe për të ndihmuar ekonominë.

 

Ne lidhje me biznesin, PD propozon pezullimin e pagesave të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore,  buxheti I shtetit te financoje pagat e punonjësve për një periudhë 2-mujore, perjashtimin nga tatim fitimi për 6-mujorin e parë të vitit, pezullimin dhe fshirjen e pagesave të energjisë dhe të ujit për të gjithë konsumatorët familjarë nën minimumin jetik dhe bizneset  e vogla e të mesme.

 

Përjashtim nga taksa e pronës dhe nga të gjitha taksat dhe tarifat vendore për një periudhë 3-mujore në zonat  ku virusi Covid-19 është shfaqur.

 

Basha ka propozuar edhe disa masa per tu ardhur ne ndihme qytetareve vecanerisht atyre qe pas termetit te 26 nentorit kane mbetur pa shtepi.

 

Furnizimin me ushqime dhe detergjent të të gjithë familjeve që janë në pamundësi ekonomike, duke përfshirë qindra familje që po jetojnë në çadra dhe në kushte aspak të favorshme si pasojë e termetit.

 

Gjithashtu opozita kekron qe shteti tu vije ne ndihme te gjithe te moshuarve qe jetojne vetem e nuk kane mundesi per te blere ushqimet e nevojshme.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *