Ne 21 dhjetor Gjykata Supreme e Britanisë se Madhe ka vendosur qe çdo shqiptar i cili ka marre nënshtetësinë angleze si kosovar, te mbaje pasaportën e Britanisë se Madhe me identitetin e tij te vërtetë. Për këtë vendim e ka informuar liderin e opozitës Basha, kreu i degës ne Londër Naim Hasani, i cili ishte avokat i kësaj çështje ne Gjykatën supreme.

 

Ne një postim ne rrjetet sociale lideri i opozitës Basha theksoi se ky është një vendim i rëndësishëm për shqiptaret qe janë regjistruar me dokumenta kosovare. Ne 21 dhjetor gjykata supreme rrezoi urdhrat e Ministrisë së Brendshme britanike të vitit 2013 që u hiqnin shtetësinë britanike dy shtetasve shqiptare për shkak se ishin regjistruar si shtetas te Kosovës, dhe ka konfirmuar se ata janë shtetas britanike me identitetin e tyre shqiptar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *