Kreu demokrat Lulzim Basha vijon me akuzat në drejtim të kryeministrit Edi Rama se ky I fundit po vijon bashkëpunimin me krimin e organizuar me qëllim vjedhjen e zgjedhjeve.

 

Në një videomesazh të shpërndërë në “Facebook”, Basha ndalet tek projektligji i vettingu në politikë që PD e opozita e bashkuar propozoi një vit më parë. Sipas Bashës, parlamenti e rrëzoi këtë nismë pasi nuk donte që politikanët t’i nënshtroheshin kontrollit të pasurisë e figurës.

 

Basha thekson më tej se e vetmja mënyrë për të shpëtuar Shqipërinë është largimi i kryeministrit Rama.

 

“Edi Rama kandidon kriminelë dhe e përdor krimin për të vjedhur zgjedhjet, sepse bashkë me krimin pasurohet duke vjedhur shqiptarët dhe pastruar paratë e krimit. Hajduti Psiqik përbën rrezik për jetën dhe sigurinë e çdo familje. Ai dhe krimi i organizuar janë të pandashëm. Që të shpëtojmë Shqipërinë nga kriminelët me pushtet, duhet të largojmë Edi Ramën.#ShqipëriaSiEuropa #HajdutiPsiqik #RamaIk. Një vit më parë Partia Demokratike dhe Opozita e Bashkuar propozuan ligjin për vetingun e politikanëve. Edi Rama dhe Organizata e Rilindjes votoi kundër këtij ligji. Ja 5 arsyet pse Edi Rama nuk e do vetingun e politikanëve:”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *