Subscribe

Kryetari i Partisë Demokratike këtë të shtunë nga Durrësi ka propozuar një paketë me 5 pika që sipas tij, do të sillnin efekt të menjëhershëm ndaj bizneseve të dëmtuar nga tërmeti.

 

Kryedemokrati ka inspektuar disa prej sipërmarrjeve në qytetin bregdetar, ku është shprehur se futja e Durrësit në një “dimër” ekonomik dhe social që, sipas tij, do të sillte pasoja fatale për të gjithë vendin.

 

Përjashtim nga taksa e pronës dhe nga të gjitha taksat dhe tarifat vendore gjatë periudhës së rindërtimit për të gjithë operatorët ekonomikë me aktivitet në zonat e prekura.

Përjashtimin nga tatim fitimi për të gjitha subjektet që e ri-investojnë fitimin për të rikuperuar dëmet e tërmetit.

Pezullimin e kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore për periudhën deri në rikuperimin e dëmeve dhe pagesat e shtyra të kryhen me këste pas periudhës së rikuperimit.

Përjashtimin nga tvsh për të gjitha materialet, lëndët e para, mjetet kapitale që përdoren për rikuperimin e dëmeve.

Pezullimin dhe fshirjen e pagesave të faturave të energjisë dhe të ujit gjatë kohës së gjendjes së fatkeqësisë natyrore.

 

Gjithashtu Basha ka bërë thirrje sistemit bankar të riskedulojnë këstet e kredive në periudhën e rindërtimit për operatorët ekonomikë në zonat e prekura.

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *