Pretendimet e opozitës për vjedhje të zgjedhjeve të 25 prillit zunë një vend të mirë edhe në takimin që kryedemokrati Lulzim Basha pati këtë të diel me ministrat e Jashtëm të Austrisë, Çekisë dhe Sllovenisë. Basha deklaroi përballë tyre se mazhoranca përdori çdo instrument për të vjedhur votat.

 

“Në këto zgjedhje qeveria përdori të gjithë mekanizmat, që nga administrata dhe fondet publike, tek personat e inkriminuar dhe paratë e krimit dhe korrupsionit për të tjetërsuar vullnetin e zgjedhësve. Viktima e kësaj masakre zgjedhore janë fatkeqësisht qytetarët shqiptarë të cilët duan ndryshim dhe një jetë më të mirë për familjet e tyre”, tha Basha.

 

Ai nënvizoi edhe nevojën për të bashkërenduar forcat për të nxitur përmbushjen e kushteve nga Shqipëria, sidomos në luftën kundër kimit dhe korrupsionit, ndarjen e politikës nga krimi dhe funksionimin e shtetit të së drejtës. Lulzim Basha garantoi se Partia Demokratike do të bëjë gjithçka për të çelur negociatat.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *