Nga Mallakastra, ku u takua me demokratët në orët e fundit të fushatës elektorale, kryetari në detyrë i PD-së, Lulzim Basha deklaroi se opozita nuk do të dorëzohet përballë mazhorancës.

 

Ai u shpreh i bindur se të dielën demokratët do të votojnë për të sjellë ndryshimin që njerëzit duan.

 

“Të dielën do vendosim të vazhdojmë me gjithë forcën tonë betejën kundër regjimit Rama-Doshi, do t’i kthejmë vendit demokracinë dhe përmes saj ndryshimin. Nuk dorëzohemi përballë maskarës zgjedhore. Së bashku me shumicën e shqiptarëve do sjellim ndryshimin që njerëzit duan dhe meritojnë.”

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *